Një koncept elitar që ndërthur shërbimet profesionale të bukurisë me formimin e brezave të rinj në parukeri dhe estetikë që prej vitit 1995.
Historia e "Classic Arta Beauty Clinic Academy" fillon në vitin 1995, kur Arta Janushaj hapi në Vlorë akademinë e parë. E diplomuar në "Accademia Europea della Scuola Italiana di Parrucchiere ed Estetica", ajo u udhëhoq nga pasioni dhe dëshira për të ndarë profesionin.
Ajo krijoi një nga qendrat e para të përkushtuara jo vetëm ndaj bukurisë, por edhe edukimit profesional. Prej asaj dite, mijëra nxënëse janë trajnuar dhe sot drejtojnë sallonet e tyre në mbarë botën.
Në vitin 2005, Classic Arta u zhvendos në Tiranë, ku vazhdoi të konsolidohej si sallon elitar bukurie dhe akademi profesionale.
Prej më shumë se 30 vitesh, ne ndërthurim eksperiencën shumëvjeçare me teknikat bashkëkohore, teknologjinë e avancuar dhe produktet premium botërore, duke ofruar shërbime të plota në parukeri, estetikë, Permanent Make Up, dhe kurim të detajeve estetike.
Gjatë rrugëtimit profesional, Arta Janushaj ka ndjekur vazhdimisht evente kombëtare e ndërkombëtare. Për kontributin e saj, ajo është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtre”.
Sot, misioni ynë mbetet i pandryshuar: t’u ofrojmë klientëve një standard absoluti dhe t’u japim nxënëseve edukimin, praktikën dhe mbështetjen për të ndërtuar karriera të shkëlqyera globale.
Ndërtoni një karrierë të suksesshme me programet tona të çertifikuara. Zgjidhni paketën me orarin që ju përshtatet.
Hap pas hapi nga teknikat bazë deri tek mjeshtëria absolute e stilimit dhe prerjes.
Art i vërtetë në çdo detaj. Teknikat më të fundit të grimit profesional dhe televiziv.
Përsosmëri në çdo detaj të kujdesit dhe ndërtimit të thonjve (Xhel, Akrilik, Nail Art).
Trajnim i thelluar në teknikat më inovative të extension qerpikësh dhe volumit.
Një profesion me traditë. Prerje klasike, fade moderne, dhe kujdesi estetik për mjekrën.
Njohje për kontributin, përsosmërinë dhe standardet e larta në industrinë globale të bukurisë.
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë
Awards Business Trend 2022
Albania Excellence
Klik Expo & Shoqata B.Sh
Fitues Vitet 2022 & 2024
Industry Collaborator
Shoqata Bukuria Shqipëtare
Bashkëpunime Akademike
Zbuloni se si mund t'ju ndihmojmë të shkëlqeni. Na vizitoni ose na dërgoni një mesazh.